Një aeroplan i vogël u rrëzua të mërkurën në jug të Francës, duke lënë një person të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur, raportojnë mediat lokale.
Avioni, i cili transportonte katër persona, u rrëzua pranë qytetit Barcelonnette-Saint-Pons në departamentin Alpes-de-Haute-Provence dhe më pas filloi të digjet.
Në vendngjarje janë dërguar helikopterë dhe autoambulanca.
Ka nisur hetimi për zbardhjen e shkakut të aksidentit, i cili ende nuk dihet.