Një grua e moshuar nga Britania e Madhe, e cila është 90 vjeçe, ka pritur 23 orë për një ambulancë, pasi ka rënë nga shkallët dhe ka thyer ijën, raporton BBC.
Jean Stringer u detyrua të shtrihej në dysheme nga ora 15:30 e 26 dhjetorit deri në orën 14:45 të ditës pasardhëse.
Familja e saj tha se gruaja kishte aq shumë dhimbje sa nuk ishin në gjendje ta lëviznin ndërsa prisnin një ambulancë në shtëpinë e saj pranë Gloucester.
Shërbimi lokal i ambulancës kërkoi falje për vonesën, por gruaja britanike më pas priti katër orë të tjera në departamentin e pranimeve në Spitalin Mbretëror Gloucester.