Covid-19 vijon të marrë jetë njerëzish pavarësisht moshës.
I tillë është edhe rasti i një 2-vjeçareje në Greqi e cila ka ndërruar jetë si pasojë e virusit.
E intubuar, vogëlushja Evangelia u transportua me ambulancën e EKAV-it në spitalin e fëmijëve “Panagiotis dhe Aglaia Kyriakou” në Athinë, por mjekët thanë se kishte vetëm 1% shans për të jetuar.
Pavarësisht përpjekjeve, vogëlushja ndërroi jetë.