Parashikimi i shamanëve peruan: Lufta në Ukrainë përfundon në vitin 2023, ja muaji

Sipas shamanëve peruan paqja midis Rusisë dhe Ukrainës është e mundur në vitin 2023. Të mbledhur në majë të një kodre, të veshur me veshje tradicionale të Andeve, shamanët përshëndetën vitin e ri të ardhshëm me një ceremoni me lule të llojeve të ndryshme, një gjarpër dhe foto të presidentëve ukrainas dhe rus.
”Gjithçka do të qetësohet. Paqja, paqja do të vijë. Ne e kemi parë këtë,” tha shamani Cleofe Sedano, duke parashikuar se një marrëveshje paqeje do të nënshkruhet në gusht.
Ceremonia kryhet çdo vit në fund të dhjetorit. Shamanët parashikuan gjithashtu fatkeqësi natyrore.
“Vitin e ardhshëm do të ketë një tërmet, por jo në kryeqytetin e Perusë, në një vend tjetër, kryesisht jashtë vendit në pjesën veriore të Amerikës, që mund të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ketë shumë tragjedi, kryesisht klimatike,” thanë ata.
Nga ana tjetër presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka promovuar një plan paqeje prej 10 pikash të cilin e diskutoi dhe me presidentin e SHBA-së gjatë vizitës së tij në Uashington. Por sado që mund të flitet për plane apo dhe për paqe për ta bërë të arritshme diçka të tillë duhet të jetë në mes vullneti i të dy palëve.
Ndërkohë që Kremlini ka theksuar se ata nuk e dinë se ka ndonjë plan paqeje nga pala ukrainase. Siguria nga rrezatimi dhe ajo bërthamore, siguria ushqimore, siguria energjetike, lirimi i të gjithë të burgosurve dhe të dëbuarve, rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës, tërheqja e trupave ruse, drejtësi, parandalimi i ekocidit, parandalimi i përshkallëzimit të luftës, si dhe konfirmimi i përfundimit të luftës janë 10 pikat e planit të paqes të përgatitura nga lideri ukrainas Zelnsky.