Në një artikull përmbledhës të vitit 2022 në Mal të Zi, Radio Evropa e Lirë edicioni në gjuhën serbe ka bërë renditjen e ngjarjeve, kryesisht të krizave që kanë përcjellur jetën politike dhe institucionale malazeze.
Përmbledhja e mëposhtme është shkruar nga REL:
Çmimi më i madh letrar “Ungjilli i Mirosllavit” iu dha shkrimtarit Millutin Miçoviç, vëllaut të Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe Joanikije, për një vepër ku thuhet se malazezët janë “zeroja e popullit” nëse heqin dorë nga identiteti i tyre serb, derisa kroatët, shqiptarët dhe myslimanët trajtohen si femohues të Serbisë.
500 kilogramë kokainë janë sekuestruar në magazinën e shoqërisë tregtare “Voli”. Ajo mbërriti në pako me banane nga Ekuadori. Gjysmë viti më parë, në Zetë u sekuestrua mbi një ton kokainë, gjithashtu në pako me banane.
Filloi programi ekonomik “Evropa tani”. Pagat janë rritur me rreth 20%, minimumi nga 250 në 450 euro. Programi është krijuar nga ministrat e ish-qeverisë së Zdravko Krivokapiq, Milojko Spajiq dhe Jakov Milatoviq. Programi shfuqizoi kontributet e kujdesit shëndetësor.
Votimi i mosbesimit për Qeverinë e Zdravko Krivokapiq në fillim të shkurtit. Rënia e Qeverisë u iniciua nga zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, i cili propozoi formimin e një Qeverie të re të pakicës. Qeveria e Krivokapiqit funksionoi deri në zgjedhjen e një të reje.
Lideri i demokratëve, Aleksa Beçiq është shkarkuar nga kreu i Parlamentit të Malit të Zi. Demokratët organizuan protesta, duke e quajtur Dritan Abazoviqin tradhtar, dhe negociatat për formimin e qeverisë së pakicës “përfundim i vullnetit të popullit”.
Agresioni rus kundër Ukrainës ka filluar. Në Podgoricë dhe Cetinje u organizuan tubime solidariteti me Ukrainën. Forcat politike pro-ruse dhe pro-serbe në Mal të Zi kryesisht heshtën ose justifikuan agresionin rus.
Pas disa vonesave, Qeveria e Zdravko Krivokapiqit miratoi zyrtarisht sanksione kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës, që mundësoi ngrirjen e aseteve të disa qytetarëve rusë në Mal të Zi dhe ndalimin e mediave qeveritare ruse.
Është arrestuar ish-kryetarja e Gjykatës Supreme, Vesna Medenica. Ajo dyshohet për ndikim të paligjshëm dhe krijim të organizatës kriminale. Ajo ka qenë në krye të drejtësisë malazeze për tre mandate dhe një në krye të prokurorisë, gjatë të cilave, siç dyshohet, janë kryer disa vepra penale.
U formua qeveria e re minoritare e Dritan Abazoviqit. Ajo u zgjodh me votat e Partisë Demokratike të Socialistëve të Presidentit Milo Gjukanoviq, por pa pjesëmarrjen e anëtarëve të saj në Qeveri.
Kryetari i Gjykatës Ekonomike Blazho Jovaniq dhe disa gjyqtarë të falimentimit u arrestuan. Ai dyshohet si organizator i një grupi kriminal dhe shpërdorim detyre. Ai ishte në krye të gjykatës për tetë vjet.
Në Zonën e Lirë Portin e Barit u sekuestruan 145 mijë pako cigare. Është konfiskimi më i madh në histori. Askush nuk u arrestua.
Qeveria e Malit të Zi miratoi Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, përkundër kundërshtimit kryesisht nga socialistët e Gjukanoviqit, të cilët votuan për të, gjë që shkaktoi krizë në qeveri.
Është hapur pjesa e parë e autostradës nga Podgorica në Mateshevë afër Kolashinit, 41 kilometra e gjatë, e cila u ndërtua për shtatë vjet dhe kushtoi një miliard euro.
Asambleja miratoi një rezolutë që dënon agresionin e Rusisë kundër Ukrainës
U nënshkrua Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. Kontrata është nënshkruar nga kryeministri Dritan Abazoviq dhe patriarku Porfirije në vilën shtetërore Goricë në Podgoricë. Ngjarja u organizua pa njoftim dhe prezencë të mediave.
Një krim i paprecedentë në Cetinje. Vuk Boriloviq vrau dhjetë persona dhe plagosi gjashtë, më pas u vra në shkëmbim zjarri me policinë. Nuk dihen motivet e vrasjes.
Pas pak më shumë se 100 ditë pune, Qeveria e Dritan Abazoviqit u rrëzua në Kuvend. Arsyeja e menjëhershme ishte nënshkrimi i Marrëveshjes Themelore. Partitë që zgjodhën Qeverinë besonin se kjo do të destabilizonte situatën në vend dhe do ta distanconte atë nga integrimi evropian.
Një sulm sistemik kibernetik u krye në strukturën e informacionit të Qeverisë, i cili bllokoi pothuajse të gjithë serverët dhe një pjesë e të dhënave të qeverisë humbi. Sistemi nuk është rikuperuar plotësisht edhe pas shumë muajsh.
Presidenti Milo Gjukanoviq ka refuzuar që t’ia japë mandatin për përbërjen e Qeverisë së re Miodrag Lekiqit, për shkak se kërkesa është dërguar me vonesë. Gjukanoviq ka kërkuar shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Shumica, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-Rus, e hodhi poshtë atë.
Në Morinje afër Kotorrit, ku në vitin 1991 kishte një kamp për kroatët e kapur gjatë rrethimit të Dubrovnikut, u vendos një pllakë përkujtimore. Është emëruar nga ministrat Ranko Krivokapiq dhe Rashko Konjeviq. Kryeministri Dritan Abazoviq ka vlerësuar se ata “kanë kryer vepër penale”.
Ndonëse Qeverisë iu votua mosbesimi, kryeministri Abazovic shkarkoi ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes, Ranko Krivokapiq dhe Rashko Konjeviq, për shkak të mosmarrëveshjeve politike. Ai zëvendësoi edhe drejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Sava Kentera, i cili kishte mbështetjen e partnerëve perëndimorë.
Zgjedhjet lokale janë mbajtur në 14 komuna. DPS e Gjukanoviqit me partnerët e saj humbën pushtetin në Podgoricë dhe pesë komuna të tjera. Rezultati më i mirë u arrit nga lëvizja e sapothemeluar “Evropa Tani”. Në Shavnik, edhe pas tetë tentativave, zgjedhjet nuk përfunduan.
Një përpjekje e dështuar për të zhbllokuar Gjykatën Kushtetuese, e cila vendos për apelimet kushtetuese dhe zgjedhore. Asnjë kandidat nuk mori shumicën e nevojshme prej dy të tretave ose tre të pestat në Kuvend. Gjykata ka muaj që nuk ka kuorum, nga shtatë janë tre gjyqtarë.
Shumica parlamentare miratoi amendamentet në Ligjin për Presidentin, me të cilat merr kompetencën kushtetuese të Millo Gjukanoviqit për të propozuar një përfaqësues për përbërjen e Qeverisë së re. Komisioni i Venecias, Bashkimi Evropian dhe SHBA kërkuan që të braktiset miratimi i këtij ligji. Gjatë miratimit para Kuvendit ka pasur incidente të protestantëve me policinë.
Prokurori special Sasha Çagjenoviq është arrestuar nën dyshimin se i përket klanit kriminal “Kavak”. Ai ishte prokuror në rastin “Grusht shteti”, kundër një grupi shtetasish serbë, dy oficerë të inteligjencës ruse dhe dy liderë të Frontit Demokratik pro-rus nga Mali i Zi.
Është arrestuar ish-drejtori i Drejtorisë doganore, Rade Millosheviq, zyrtar i lëvizjes URA të Dritan Abazoviq. Ai dyshohet se është organizator i vjedhjes së cigareve të konfiskuara nga Porti i Lirë i Barit, të cilat ishin të destinuara për asgjësim.
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar shumicën parlamentare se nuk do ta njohin Qeverinë që do të formohet në bazë të Ligjit të diskutueshëm për Presidentin. Bashkimi Evropian paralajmëroi se do të ndërpresë negociatat me Malin e Zi për të njëjtën arsye.
Shumica parlamentare, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-Rus, shpalli Modrag Lekiqin si president bazuar në Ligjin e ndryshuar për Presidentin.
Ekipi i femrave në hendboll fitoi vendin e tretë në Kampionatin Evropian. Mijëra qytetarë festuan fitoren e “Lavicës”. Kërcuesja malazeze Marija Vukoviq fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Mynihut, që është suksesi më i madh në historinë e atletikës malazeze.