Papa Françesku ka bërë daljen e parë publike që prej vdekjes së paraardhësit të tij, ish-Papa Benediktit.
Në adresimin e tij tek qytetarët, Papa Françesku e konsideroi Benediktin si një njeri fisnik dhe të sjellshëm që ishte dhuratë për Kishën dhe për botën.
Françesku foli në predikimin e mbrëmjes së Vitit të Ri të planifikuar më parë në bazilikën e Shën Pjetrit.
“Me emocion e kujtojmë personin e tij, kaq fisnik, kaq i sjellshëm. Dhe ne ndjejmë në zemrën tonë një mirënjohje të tillë, mirënjohje ndaj Zotit që e dhuroi atë për Kishën dhe botën,” tha Françesku.
Benedikti, 95 vjeç, vdiq në orët e para të mëngjesit në Vatikan pasi shëndeti i tij u përkeqësua papritur gjatë Krishtlindjeve.