​Sektori i prodhimit në Turqi sinjalizon shenja përmirësimi

Evropë

​Sektori i prodhimit në Turqi sinjalizon shenja përmirësimi

Më: 2 janar 2023 Në ora: 22:01
Turqi

Rënia në sektorin e prodhimit në Turqi, ka sinjalizuar disa shenja paraprake përmirësimi në fund të vitit, sipas “S&P Global”.

Indeksi i menaxherëve të blerjeve (PMI) të prodhimit u rrit në 48,1 në dhjetor nga 45,7 që ishte në nëntor. Çdo lexim nën 50,0 tregon tkurrje në sektor.

Përmirësimi i PMI-së në dhjetor ishte i dukshëm përsa i përket kërkesës, ku totali i porosive të reja u ngadalësua në nivelin më të ulët, në pothuajse një vit.

Gjithashtu, prodhimi ra me ritmin më të ngadaltë që nga muaji shkurt. Blerja e inputeve u moderua në një masë shumë më të vogël se në nëntor, ndërkohë që kompanitë rritën numrin e tyre të stafit me ritmin më të shpejtë në dhjetë muaj.

Inflacioni i çmimeve të inputeve regjistroi një rënie në muajin dhjetor, pasi në nëntor arriti nivelin më të ulët të tre viteve.

“Presioni i kostove në rritje nuk është aq ekstrem sa në vitin 2022, dhe kushtet e zinxhirit të furnizimit po përmirësohen”, tha Andrew Harker, drejtor i asociuar i ekonomisë në “S&P Global”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat