Lëshoi certifikata shëndetësore të falsifikuara, gjatë pandemisë, dënohet me burg mjekja

Evropë

Lëshoi certifikata shëndetësore të falsifikuara, gjatë pandemisë, dënohet me burg mjekja

Më: 3 janar 2023 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Një mjeke gjermane u dënua me dy vjet e nëntë muaj burgim për lëshimin e paligjshëm të certifikatave shëndetësore gjatë pandemisë.

Një gjykatë rajonale në qytetin Weinheim konfirmoi të martën se mjekja u dënua për “lëshimin e certifikatave të pasakta shëndetësore” për njerëzit nga e gjithë Gjermania, shumicën e të cilëve nuk i kishte takuar apo ekzaminuar kurrë, raportoi AP.

Përveç dënimit me burg, asaj iu ndalua ushtrimi i profesionit për tri vite dhe u urdhërua të paguante 28,000 euro, shumën që kishte marrë për lëshimin e certifikatave mjekësore.

Asistentja e saj e zyrës u gjobit me 2700 euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat