Vdes ish-kryetar i parlamentit rus

Evropë

Vdes ish-kryetar i parlamentit rus

Më: 3 janar 2023 Në ora: 23:49
Ruslan Khasbulatov

Televizioni shtetëror rus njofton se ka vdekur ish-kryetari i parlamentit rus, Ruslan Khasbulatov, i cili ishte po ashtu edhe aleat i afërt i presidentit Yeltsin deri në vitin 1993.

Khasbulatov, çeçen me kombësi, vdiq në moshën 80 vjeçare në shtëpinë e tij në periferi të Moskës, sipas të afërmve.

Si ekonomist i shkolluar, Khasbulatov ishte aleat i afërt i Yeltsin në ditët e fundit të Bashkimit Sovjetik dhe të dy i mbijetuan grusht-shtetit të vitit 1991. 

Ai u emërua kryetar i parlamentit rus pas rënies së Bashkimit Sovjetik nga presidenti Yeltsin në vitin 1991. 

Mirëpo, këta të dy shumë shpejt u bënë rivalë politikë nga revolta e Yeltsin në vitin 1993 kur dërgoi tanke drejt parlamentit, raporton AFP.

Khasbulatov u arrestua për një kohë të shkurtë, i cili pastaj u amnistua në vitin 1994.

Megjithatë, po këtë vit mori fund edhe karriera e tij politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat