Vala kineze e Covid-19, BE merr këtë vendim për udhëtarët nga Kina

Evropë

Vala kineze e Covid-19, BE merr këtë vendim për udhëtarët nga Kina

Më: 4 janar 2023 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Vala kineze e Covidit, BE merr këtë vendim për udhëtarët nga Kina

Mbledhja e Komitetit të Sigurisë Shëndetësore të BE -së për koronavirusin përfundoi të martën pasdite. Shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord në parim pro kryerjes së testeve COVID, për udhëtarët para nisjes së tyre nga Kina në BE.

Unanimiteti u arrit pas mbledhjes së Komitetit të Sigurisë Shëndetësore të BE-së për koronavirusin.

Në takimin e së martës që u theksua nevoja për një qasje të përbashkët për marrjen e masave.

“Uniteti i BE-së mbetet mjeti ynë më i fortë kundër COVID,” tha në Tëitter komisionerja e Shëndetit Stella Kyriakidou, duke vënë në dukje se “sot Komiteti i Sigurisë Shëndetësore të BE-së ra dakord për veprimet që përfshijnë: para-nisjen për udhëtarët nga Kina, monitorimin e zgjeruar të ujërave të zeza dhe rritja e mbikëqyrjes së brendshme. Diskutimi vazhdon nesër në IPCR (mekanizmi i reagimit ndaj krizës)”, shtoi Stella Kyriakidou.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat