Në Zagreb, mashkulli vret ish-partneren me sëpatë, por gjatë ikjes e shkel vetura

Evropë

Në Zagreb, mashkulli vret ish-partneren me sëpatë, por gjatë ikjes e shkel vetura

Më: 5 janar 2023 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Një mashkull ka sulmuar me sëpatë një grua dhe një fëmijë një vjeç e gjysmë të mërkurën në mbrëmje në Zagreb. Vajza ka vdekur, si pasojë e plagëve të marra në një spital në Zagreb.

Por, sulmuesin, 41 vjeçar gjatë ikjes, e ka shkelur vetura dhe ka mbetur i vdekur, raportojnë mediat kroate.

Sipas burimeve jozyrtare të gazetës kroate Jutarnji, të mërkurën mbrëma rreth orës 20:30 ka ndodhur një përleshje në familje, gjatë së cilës një mashkull ka sulmuar ish-partneren dhe fëmijën e saj në shtëpinë ku ata jetojnë.

Policia ka konfirmuar për N1 të Zagrebit se do të lëshojë një deklaratë lidhur me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat