Ukraina thotë se ka vrarë mbi 800 ushtarë rusë

Evropë

Ukraina thotë se ka vrarë mbi 800 ushtarë rusë

Më: 5 janar 2023 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Më shumë se 800 ushtarë rusë vlerësohet të jenë vrarë të mërkurën, sipas ushtrisë ukrainase.

Shumica e tyre vdiqën në luftimet në rajonin e Donetskut në lindje, tha ushtria ukrainase në raportin e saj të përditshëm, shkruan radiotelevizioni zviceran srf.ch transmeton "Bota sot".

Një avion, një helikopter dhe tre tanke të forcave të armatosura ruse u shkatërruan.

\Ushtria ruse është përqendruar në një ofensivë në rajonin Bakhmut, por sulmet e saj në qytetet Avdiivka dhe Kupyansk kanë qenë të pasuksesshme.

Këto raporte luftarake nuk janë të verifikueshme në mënyrë të pavarur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat