E rëndë në Kroaci, 43-vjeçari masakron me sëpatë gruan dhe fëmijën 1 vjeç

Evropë

E rëndë në Kroaci, 43-vjeçari masakron me sëpatë gruan dhe fëmijën 1 vjeç

Më: 5 janar 2023 Në ora: 15:16
Goran Knezheviç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Zagreb të Kroacisë, ku 43-vjeçari, Goran Knezheviç, ka sulmuar me sëpatë ish bashkëshorten dhe fëmijën e tij 1 vjeçe gjysmë.

Vogëlushja një vjeç e gjysmë ka vdekur në një spital të Zagrepit, derisa nëna e saj ka pësuar lëndime të rënda fizike.

Knezheviç u arratis pas sulmit dhe vdiq pak më vonë në një aksident në unazën e Zagrebit, kjo ndodhi pasi i kishte zbritur nga makina dhe ishte përplasur nga një kamion.

Siç ka mësuar portali Index, Goran Knezheviç ka qenë i njohur edhe më parë për policinë për shkak të sjelljeve problematike dhe grabitjeve, për të cilat ishte në burg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat