Zyrtari ukrainas: Për Rusinë do të ketë “armëpushim të përkohshëm” kur të ikë nga territori ynë

Evropë

Zyrtari ukrainas: Për Rusinë do të ketë “armëpushim të përkohshëm” kur të ikë nga territori ynë

Më: 5 janar 2023 Në ora: 17:52
Mykhailo Podolyak

Mykhailo Podolyak, një zyrtar i afërt me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë thirrjet e presidentit rus, Vladimir Putin për armëpushim të përkohshëm për të shënuar Krishtlindjet Ortodokse.

“E para, Ukraina nuk e ka sulmuar një territori të jashtëm dhe nuk vret civilë, sikurse Federata Ruse. Ukraina shkatërron vetëm anëtarë të ushtrisë okupatore në territorin e saj”, është shprehur Podolyak në Tëitter, transmeton KlanKosova.tv.

“E dyta, Federata Ruse duhet të largohet nga territoret e okupuara, vetëm atëherë do të ketë “armëpushim të përkohshëm”. Mbajeni hipokrizin për vete”.

Kremlini më parë ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që të zbatojë një armëpushim prej 36 orëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat