Moska vijon me “orientimin” e Serbisë në politikën e jashtme: Pjesë e konferencave ndërkombëtare, vetëm kur të jemi edhe ne të pranishëm

Evropë

Moska vijon me “orientimin” e Serbisë në politikën e jashtme: Pjesë e konferencave ndërkombëtare, vetëm kur të jemi edhe ne të pranishëm

Më: 5 janar 2023 Në ora: 19:01
Foto nga takimi

Ambasadori rus Aleksandar Boçan Kharçenko ka deklaruar se vendi i tij pretendon që Beogradi të jetë pjesë e konferencave ndërkombëtare vetëm kur Rusia të jetë e pranishme.

Mediat serbe raportojnë se në një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daçiç në fund të dhjetorit 2022, Bocan Harçenko ka sqaruar se bëhet fjalë për Samitin për Demokraci, Këshillin e Komunitetit Politik Evropian dhe disa tubime të tjera ku fokusi do të jetë Rusia.

Ai ka shtuar se SHBA-të do të kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Kombet e Bashkuara, nën të njëjtin parim si kur u dëbua Republika Federale e Jugosllavisë në 1992.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat