Trupat ruse arrijnë në Bjellorusi, Lukashenko viziton bazën ushtarake

Evropë

Trupat ruse arrijnë në Bjellorusi, Lukashenko viziton bazën ushtarake

Më: 6 janar 2023 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Treni me ushtarë dhe mjete ushtarake ruse ka arritur në Bjellorusi, bën të ditur ministria bjelloruse e mbrojtjes.

Nga kjo ministri thonë se presidenti i vendit, Alexander Lukashenko vizitoi bazën ushtarake kur ushtarët rusë janë vendosur.

Qeveria bjelloruse, e cila është aleate me Moskën, njoftoi të enjten se do të pranojë më shumë arme dhe mjete nga Rusia për të zhvilluar bashkëpunimin e tyre ushtarak. Kjo deklaratë ka rritur shqetësimet që ajo të shfrytëzohet si pozitë strategjike për të sulmuar Ukrainën nga veriu, raporton AFP, përcjell Klankosova.tv.

Gjatë vizitës së tij në bazën ushtarake, Lukashenko dhe një përfaqësues anonim nga ushtria ruse diskutuan për ushtrimet e përbashkëta ushtarake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat