Në burg për korrupsion, ish-nënkryetarja e PE-së takon personin e veçantë

Evropë

Në burg për korrupsion, ish-nënkryetarja e PE-së takon personin e veçantë

Më: 7 janar 2023 Në ora: 09:52
Eva Kaili

Ish-nënkryetarja e Parlamentit Europian, Eva Kaili, e cila ndodhet në paraburgim në burgun e grave Haren në Bruksel, ka pasur rastin të takojë sot vajzën e saj dy vjeçare. Kaili akuzohet për pjesëmarrje në skandalin e njohur Katargate, që po trondit Parlamentin Europian.

Babai i saj, Alexandros Kailis, kaloi pragun e burgut duke shoqëruar mbesën e tij për takimin e parë me nënën e saj që nga dita e arrestimit dhe ndalimit të zonjës Kaili, në 5 dhjetor 2022.

Kaili kishte bërë një kërkesë nëpërmjet avokatëve të saj për t'u lejuar të takohej me vajzën e saj dyvjeçare.

Ajo u pranua nga autoritetet gjyqësore belge dhe pasditen e djeshme ky takim u bë fakt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat