U arrestua për trafik të qenieve njerëzorë, autoritetet rumune sekuestrojnë edhe katër makina luksoze të Andrew Tate

Evropë

U arrestua për trafik të qenieve njerëzorë, autoritetet rumune sekuestrojnë edhe katër makina luksoze të Andrew Tate

Më: 7 janar 2023 Në ora: 16:25
Andrew Tate

Autoritetet rumune kanë sekuestruar katër makina të tjera luksoze si pjesë e një hetimi ndaj influencuesit kontrovers, Andrew Tate, përpara një paraqitjeje në gjykatë javën e ardhshme.

Tate, i cili është ndaluar nga një numër platformash të mediave sociale për gjuhë urrejtjeje, u arrestua së bashku me vëllain e tij Tristan javën e kaluar si pjesë e një hetimi për trafikim njerëzor dhe përdhunim, raportoi The Guardian.

Të premten, një zyrtar tha se prokurorët që hetonin rastin kishin sekuestruar katër automjete të tjera, pasi 11 vetura u morën gjatë bastisjes.

Të paktën shtatë nga veturat e sekuestruara janë të regjistruara tek vëllezërit Tate.

Më shumë se 10 prona në pronësi të kompanive të regjistruara në ta janë sekuestruar gjithashtu, të cilat do të përdoren për të paguar hetimin dhe për të paguar dëmet për viktimat nëse dënohen ata, ka thënë Ramona Bolla, zëdhënëse e Drejtorisë së Rumanisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat