​Haavisto: Armët bërthamore nuk do të vendosen në tokën finlandeze

Evropë

​Haavisto: Armët bërthamore nuk do të vendosen në tokën finlandeze

Më: 8 janar 2023 Në ora: 20:52
Pekka Haavisto

Armët bërthamore nuk do të vendosen në territorin e Finlandës pas anëtarësimit të saj në NATO, tha sot ministri i Jashtëm i vendit Pekka Haavisto.

“Finlanda nuk ka vendosur asnjë parakusht kur ka aplikuar për anëtarësim sepse nuk ka dashur të ngushtojë fushën e aktiviteteve të saj. Por është e qartë se nuk do të ketë armë bërthamore në tokën finlandeze edhe pas përfundimit të anëtarësimit”, tha Haavisto, transmeton portali finlandez Ile.

Haavisto konfirmoi vizionin e udhëheqjes politike të vendit se Finlanda dhe Suedia do të anëtarësohen në NATO në të njëjtën kohë.

“Finlanda dhe Suedia formojnë një strukturë unike strategjike të mbrojtjes. Njoftimi i njëkohshëm i Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin në NATO nuk është vetëm një gjest mirësjelljeje, por një çështje e forcimit të aftësive mbrojtëse të të dy vendeve”, tha Haavisto.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat