Lufta në Ukrainë trondit sistemin e centralizuar në Rusi
Në tetor, çeçeni Rustam Azhiyev - i njohur me pseudonimin Abdul-Khakim Shishani - udhëtoi për në Ukrainë dhe iu bashkua një njësie çeçene që luftonte me Kievin kundër pushtimit rus.
Tani 41 vjeç, ai ka luftuar kundër Rusisë prej se ka qenë 19 vjeç.
“Lufta ka filluar në vitin 1999”, thotë Azhiyev, duke iu referuar Luftës së Dytë Çeçene, gjatë së cilës ka qenë komandant i frontit qendror për shtetin e panjohur separatist, Içkeria.
“Në vitin 2000, në moshën 19-vjeçare, i jam bashkuar rezistencës popullore. E gjithë jeta ime ka qenë e lidhur me luftën kundër Rusisë. Për ne, lufta nuk ka mbaruar”, thotë ai.
Azhiyev është larguar nga Rusia për në Turqi në vitin 2011, por shpejt e ka gjetur veten me luftëtarë të tjerë çeçenë në Siri, duke luftuar sërish kundër forcave ruse.
“Ne do ta ndjekim armikun kudo që të mundemi”, thotë Azhiyev.
Artikullin e plotë mund ta lexoni KETU