Tre tërmete “shkundin” Kretën në mëngjes

Evropë

Tre tërmete “shkundin” Kretën në mëngjes

Më: 9 janar 2023 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Një tërmet  i ri 4.2 Rihter ka ndodhur në orën 09:11 të mëngjesit të së hënës në brigjet e Kretës , në verilindje të Lasithit. Sipas vëzhguesit automatik të Gjeodinamikës, dridhja sizmike kishte një thellësi fokale 14.4 kilometra.

Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar regjistroi lëkundjen me magnitudë 4.3 Rihter.

Herët në mëngjes, në orën 06:12, në të njëjtën zonë ka ndodhur një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter.  Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti ka ndodhur 38 kilometra në veri-verilindje të Neapolis Lasithi. 

Thellësia e saj fokale ishte 13.9 kilometra. Pak minuta më parë pati një lëkundje edhe më të vogël, me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat