Gjermania aktualisht nuk ka plane të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë, tha sot një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Ai tha këtë në një konferencë për shtyp, dhe me rastin e lajmit se Gjermania do të dërgojë automjete luftarake Marder në Ukrainë, dhe me ftesë të Kievit për të dërguar më shumë armë të rënda.
Ministri gjerman i ekonomisë tha më herët se Berlini nuk përjashton mundësinë e furnizimit me tanke Leopard, të cilat janë mjete luftarake më të rënda se Marder.