Prodhimi industrial në Gjermani u ul me 0.4% në nëntor në bazë vjetore, tregojnë të dhënat e publikuara të hënën nga autoriteti federal statistikor i vendit.
Kjo erdhi pas një rënie prej 0.2% nga viti në vit në tetor, vunë në dukje shifrat nga Destatis.
Në baza mujore, prodhimi u rrit pak me 0.2% në nëntor, shtoi agjencia.
“Brenda industrisë, prodhimi i mallrave të ndërmjetme u rrit me 1,1% dhe prodhimi i mallrave kapitale me 0,7%”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, prodhimi i mallrave të konsumit ra me 1.5%.