Zyrtarët rus dhe ukrainas takohen në Turqi, ja për çfarë u ra dakord

Evropë

Zyrtarët rus dhe ukrainas takohen në Turqi, ja për çfarë u ra dakord

Më: 11 janar 2023 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Komisionerja ruse për të drejtat e njeriutdhe homologu i saj ukrainas u takuan sot në kryeqytetin turk, Ankara, për bisedime.

Tatiana Moskalkova e Rusisë dhe Dmytro Lubinets i Ukrainës zhvilluan takimin e tyre në një hotel në Ankara, teksa atje zhvillohej një konferencë ndërkombëtare.

Gjatë bisedimeve, të cilat zgjatën 40 minuta, dyshja ranë dakord për shkëmbimin e 40 të burgosurve të luftës, por më shumë detaje mbi diskutimin nuk kanë dalë ende.

Më herët, zonja Moskalkova tha në aplikacionin e mesazheve Telegram, që të dy diskutuan për ofrimin e ndihmës humanitare për qytetarët e të dy vendeve.

Mësohet se dyshja do të vizitojë më vonë pallatin presidencial turk, ku presidenti Tayyip Erdogan është planifikuar të mbajë një fjalim për konferencën.

Ky takim mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas është i rrallë, pasi që nga nisja e luftës, të dy vendet i kanë ndërprerë marrëdhëniet mes tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat