Anëtarë të Parlamentit Evropian kanë dënuar festimet e Ditës së “Republika Srpska”-s në Bosnje-Hercegovinë dhe bënë thirrje ndaj komunitetin ndërkombëtar për masa ndaj politikanëve që minojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës, raporton Insajderi.
Romeo Franc, kryesues i Delegacionit Evropian për marrëdhënie me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën, si dhe Paulo Ranjel, raportues i përhershëm për Bosnje-Hercegovinën, lëshuan deklaratë të përbashkët për rastin e kësaj dite, siç e citoi Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe.
“Janë tejkaluar disa vija të kuqe dhe ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar të lëviz përtej reagimeve verbale dhe të merr hapa konkret ndaj atyre që vazhdojnë që me vetëdije dhe sistematik të minojnë rendin kushtetues dhe territorial të Bosnje-Hercegovinës”, thuhet në letrën e përbashkët të parlamentarëve evropianë.
Ata vlerësuan se presidenti i “Republika Srpska” (RS) Milorad Dodik, me deklaratat dhe veprimet e tij, “de facto hodhi poshtë” marrëveshjen politike të 12 qershorit 2022, të cilën e nënshkroi.
Anëtarët e Parlamentit Evropian (PE) që merren me Bosnje dhe Hercegovinën dënuan festimin e Ditës së Republika Srpska dhe i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime konkrete kundër atyre politikanëve që po minojnë shtetin e BeH.
Romeo Franc, kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, dhe Paulo Ranjel, raportues i përhershëm për Bosnje-Hercegovinën, lëshuan një deklaratë të përbashkët me rastin e ngjarjes së Ditës së Republikës Srpska më 9 janar.
“Janë kapërcyer disa vija të kuqe dhe është koha që komuniteti ndërkombëtar të shkojë përtej deklaratave të forta verbale dhe të ndërmarrë veprime konkrete dhe të synuara kundër atyre që vazhdojnë të minojnë me vetëdije dhe sistematikisht rendin kushtetues dhe territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës me fjalë dhe vepra”, thanë Franz dhe Ranjel.
Ata vlerësuan se presidenti i Reublica Srpska (RS) Milorad Dodik, me deklaratat dhe veprimet e tij, “de facto hodhi poshtë” marrëveshjen politike të 12 qershorit 2022, të cilën e nënshkroi.