Një pajisje e punuar me dorë shpërtheu në periferi të Athinës përballë ambienteve të tifozëve të Panathinaikos, duke shkaktuar dëme materiale, por pa viktima, tha policia.
Dy persona me motoçikletë i hodhën mjetet shpërthyese rreth orës 4 të mëngjesit me orën lokale pasi iu afruan ambienteve të Panathinaikos në Maroussi, sipas pamjeve të kamerave të vëzhgimit të transmetuara nga mediat greke.
Tetë dyqane, shtatë shtëpi dhe dy automjete u dëmtuan nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në atë kohë, raporton agjencia greke e lajmeve Ana, duke cituar burime policore.
Gjithashtu janë dëmtuar ambientet e Panathinaikos, janë thyer xhamat dhe janë dëmtuar mobiliet.
Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar, policia ka hapur hetime dhe kjo është hera e tretë që ky vend bëhet cak i një sulmi.