​Luftime të ashpra në Ukrainë, Kievi: Kemi vrarë 740 pushtues në 24-orë

Evropë

​Luftime të ashpra në Ukrainë, Kievi: Kemi vrarë 740 pushtues në 24-orë

Më: 13 janar 2023 Në ora: 12:08
Pamje nga lufta në Ukrainë

Ukraina informon se vetëm gjatë 24-orëve të fundit janë vrarë në fushëbetejë 740 pjesëtarë të personelit ushtarak rus.

Në përditësimin e fundit të humbjeve të armikut, Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se 114,130 trupa ruse janë “likuiduar” që nga fillimi i luftës në muajin shkurt.

Në njoftim pretendohet gjithashtu se 3,098 tanke, 286 avionë dhe 2,086 sisteme artilerie janë shkatërruar.

Ndërkohë që nga ana tjetër Rusia nuk ka publikuar përditësime të rregullta në lidhje mbi bilancin e humbjeve në Ukrainë. Theksojmë se edhe mediat e huaja nuk kanë mundur të verifikojnë në mënyrë të pavarur të dhënat e publikuara nga pala ukrainase.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat