“Pse po sillesh si budalla”, me këto fjalë i është drejtuar presidenti i federatës ruse Vladimir Putin, zëvendëskryeministrin në një mbledhje të kabinetit qeveritar. Teksa ky i fundit po fliste për furnizime me avionë ushtarak dhe civilë lideri rus nuk e mbajti më veten dhe nisi të poshtërojë publikisht zëvendëskryeministrin.
Putin arriti deri në atë pikë sa i tha, “pse po sillesh si memec”. Putin i tërbuar i ka dhënë zëvendës kryeministrit, i cili është në të njëjtën kohë dhe ministri i tregtisë “ultimatum” një muaj për të sqaruar situatën që ka çuar në mungesë të avionëve ushtarakë dhe avionëve për linjat ajrore civile të goditura nga sanksionet perëndimore për luftën në Ukrainë.
“Gjithçka duhet bërë brenda një muaji. Unë ju kërkoj ta bëni atë brenda një muaji. Nuk e kuptoni situatën në të cilën jetojmë?”, mësohet të ketë thënë presidenti i Rusisë Madurovit. Ekonomia në kolaps e Rusisë dhe përpjekjet e dështuara të luftës e kanë bërë carin e Rusisë gjithnjë e më nevrik. Por për shumë analistë shpërthimi” i Vladimir Putin u shkaktua nga ajo që tha ministri i tij për furnizimin me avionë ushtarakë dhe civilë, i cili u kap nga Putin në tentativë e sipër për të gënjyer.
Pasi e dëgjoi Madurovin të thoshte “ne kemi kontrata” për furnizimin me avionë, Putin “shpërtheu” në atë çast duke i kërkuar llogari në mënyrë arrogante. “Nuk ka kontrata, çfarë po më thua? E di që nuk ka kontrata në kompani, më thanë drejtuesit?”, i ka thënë Putin dukshëm i irrituar. Këto kontrata duhet të kishin përfunduar brenda afatit ku afati i fundit ka qenë viti i kaluar. Por ministri për vit të ri fluturoi në vendin e NATO-s në Turqi.