Rritet mosha për rekrutim: Putini në gjueti për ushtarë të rinj

Evropë

Rritet mosha për rekrutim: Putini në gjueti për ushtarë të rinj

Më: 13 janar 2023 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Rusia do të kalojë në një moshë të re për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, i cili aktualisht është midis 18- 27 vjeç, për ta rritur atë në 21-30 vjeç.

Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes së Dumës Shtetërore Andrei Kartapolov në një intervistë për mediat lokalë theksoi se duke filluar nga pranvera e ardhshme  do të ketë një periudhë kalimtare në të cilën shërbimi ushtarak  do të jetë i detyrueshëm për të gjithë rusët që janë në moshën  18-30 vjeç.

Në fazën fillestare bëhet fjalë për një sistem të përzier ku do të përfshihen vetëm ato që janë nëmoshën 18-30 vjeç.

Ndërsa sistemi i ri do të përfshije moshën 21- 30 vjeç, sistem ky që pritet të zgjasë deri në tre vjet. Pavarësisht premtimevese nuk do të dërgohen në luftë, shumë tërinj rusë kanë refuzuar që të bëhen pjesë e ushtrisë në këtë periudhë. Ata kanë deklaruar se nëse do të kishin mundësi zgjedhjeje, nuk do të pranonin. Ata dëshirojnë që shërbimi në ushtri të bëhet kundrejt dëshirës dhe pagesës.

Putini është akuzuar vazhdimisht se ka dërguar rekrutë në luftë. Por ai i ka hedhur poshtë këto akuza duke theksuar se ushtria e tij përbëhet nga ushtarë dhe oficerë profesionistë. Por njëdeklarate nga vetë Ministrirus i Mbrojtjes i cili pranoi që kishte dhe rekrutënëmesin e trupave në Ukrainë e  nxori liderin rus gënjeshtar.

“Burrat që do të thirren do të dërgohen në bazën ushtarake, ku do t’i nënshtrohen trajnimit profesional për tre deri në pesë muaj dhe do të dërgohen në çdo pikë”, thekson ministri rus i Mbrojtjes. Sipas ekspertëve ushtarak ky vendim vjen si pasojë e humbjeve të mëdha që ka pësuar Rusia në luftën me Ukrainën fakt ky që nuk është pranuar nga lideri rus Putin dhe pse lëvizjet e tija tregojnë të kundërtën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat