E rëndë, 35-vjeçarja vritet nga ish-partneri i saj përpara një restoranti

Evropë

E rëndë, 35-vjeçarja vritet nga ish-partneri i saj përpara një restoranti

Më: 15 janar 2023 Në ora: 08:26
Ngjarja ka ndodhur në periferi të Fidenes, përballë një restoranti.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë.

Një 35-vjeçare është vrarë dy ditë më parë në kryeqytet nga ish-partneri.

Tragjedia ndodhi pas një debati mes dyshes. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në periferi të Fidenes, përballë një restoranti.

Burri arriti tek gruaja pasi debatoi me të, më pas e detyroi të largohej nga restoranti dhe e qëlloi disa herë.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar vrasësin që tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat