Aktivistët e organizatës mjedisore “Gjenerata e fundit”, e cila përdor veprime radikale për të paralajmëruar për problemet urgjente mjedisore, kanë lyer sot me ngjyrë të verdhë statujën provokuese të Mauricio Cattelano në Milano.
Aktivistët u ngjitën në piedestalin e statujës, e cila është 11 metra e lartë dhe hodhën balona të verdha drejt saj.
I gjithë aksioni zgjati vetëm dhjetë minuta, raporton Corriere della Sera.
Policia menjëherë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar dy të dyshuar.
Statuja e quajtur "LOVE" është një akronim italian i "lirisë, urrejtjes, hakmarrjes, përjetësisë" dhe tregon një gisht të mesit të ngritur dhe është ngritur në vitin 2010 në Piazza Afari përballë ndërtesës së Bursës së Milanos.