Një ish-shef departamenti në grupin mercenar privat rus, Grupi Wagner, dezertoi në Norvegji të enjten, ku po kërkon azil.
Ai quhet, Andrej Medvedev, tha avokati i tij Jens Bernhard Herstad për disa media të dielën.
Ish-ushtari i ushtrisë private të kontrolluar nga miku i Putinit, Yevgeny Prigotsji, u arrestua nga Forcat e Mbrojtjes në Pasvikdalen natën e së premtes.
Advokati nuk dëshiron të komentojë më tej për këtë çështje.
Edhe Shërbimi i Sigurisë së Policisë (PST) është dijeni të ngjarjes.
Ne po ndjekim rastin për të parë nëse ka ndonjë gjë të rëndësishme për detyrat tona, i thotë për NTB këshilltari i lartë Martin Bernsen nga Shërbimi i Sigurisë.
Të premten, u deklarue Distrikti i Policisë në Finnmark, se një person rus ishte arrestuar pasi kishte kaluar kufirin nga Rusia.
Shefi i Shtabit në Qarkun e Policisë- Finnmark, Tarjei Sirma-Tellefsen, deklaroi se personi në fjalë kishte kërkuar ndihmë nëpër shtëpi private në zonën kufitare!
Sipas organizatës për të drejtat e njeriut Gulagu.net, Medvedev kidhte qenë nën një kontratë katër-mujore në grupin Wagner që nga 06 korriku i verës së kaluar. Pas skadimit të afatit ai e braktisi grupin dhe që atëherë ka qenë në arrati.
Thuhet gjithashtu se ai ka kontaktuar organizatën e të drejtave të njeriut dhe ka kërkuar ndihmë për t'u larguar nga grupi Wagner! Reprezaljet por edhe dënimi me vdekje u ka ndodhur disave që kanë refuzuar të luftojnë në front, në luftën kundër Ukrainës.
Tekst i përkthyer nga
Hamdi Rafuna