Rusia ndryshon skenarin dhe taktikat, një ofensivë e madhe kundër Kievit dhe veriut të Ukrainës është gati

Evropë

Rusia ndryshon skenarin dhe taktikat, një ofensivë e madhe kundër Kievit dhe veriut të Ukrainës është gati

Më: 17 janar 2023 Në ora: 15:18
Vladimir Putin

Sipas analistëve të Institutit Amerikan për Studimin e Luftës, në gjashtë muajt e ardhshëm Rusia do të  jetë në përpjekje e sipër që të fitojë një avantazh në fushën e betejës ukrainase. Në këtë periudhë gjashtë mujore, rusët do të përpiqen të riparojnë gabimet që kanë bërë deri më tani  si nga dështimi i Blitzkrieg, dështimi për të kontrolluar gjithë Donbasi që përfundoi me disfatë të vërtetë, si dhe gabimi që bënë forcat ruse kur braktisën zonën në juglindje ku nëpërmjet kësaj zone ata do të mund të merrnin nën kontroll Ktherson si dhe një pjesë të rajonit Zaporizhia. Por është anashkaluar diçka nga ky institut, forcat ruse do të kryejnë një ofensivë të madhe në rajonin e Luhanskut si dhe do të përpiqen të  marrin pozicion dhe të gërmojnë në zonën e juglindjes (Kherson - Krime) në mënyrë që të çaktivizojnë avancimin ukrainas në atë pjesë të fushëbetejës si dhe të parandalojnë depërtimin e tyre drejt Detit Azov i cili kontrollohet totalisht nga Rusia.

Një ndër qëllimet e aksionit strategjik vendimtar është të ngadalësojë kundërsulmet e Ukrainës dhe të privojë ushtrinë ukrainase nga iniciativa që ka aktualisht, për të shkatërruar më pas forcat ukrainase totalisht. Po kështu, analistët amerikanë të luftës besojnë se deri më tani nuk ka indikacione apo prova që tregon se rusët kanë përgatitur forca të mjaftueshme për të tentuar një përparim të ri vetëm nga Bjellorusia ose në bashkëpunim me ushtrinë bjelloruse drejt Kievit. Mos harrojmë se shumë analistë ukrainas janë shprehur se Rusia po përgatit një ofensivë të re kundër Kievit dhe veriut të Ukrainës që pritet të ndodhe në pranverë. Ndaj dhe forcat ukrainase gërmuan përgjatë kufirit Bjellorusi, ndërtuan pengesa të shumta, llogore dhe fusha të minuara dhe rreth Kievit u vendosën katër linja mbrojtjeje me një gjatësi totale prej rreth një mijë kilometrash.

Taktika e re e Rusisë

Rusia po ndryshon taktikën sepse është evidente se edhe plani i ish-komandantit të forcave ruse në Ukrainë, Sergey Surovikin nuk solli rezultate e pritura. Plani i tij ishte të shkatërronte energjinë dhe infrastrukturën ruse me qëllim kthimin e Ukrainës në epokën gurit. Një gjë e tillë do të demoralizonte popullatën ukrainase, por ky plan  edhe pse u realizuar pikë për pikë nuk solli rezultatet e pritura. Kjo  ishte  dhe një arsye që solli largimin nga detyra të Sergey Surovikin dhe në vend të tij u emërua gjenerali Valery Gerasimov që njihet ndryshe si shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse si dhe babai i doktrinës ruse të luftës. Për arsyet e lartpërmendura pritet që Rusiatë forcojë forcat e saj të armatosura me personel shtesë  dhe për këtë do të ketë një valë të re të mobilizimit. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë lideri rus nxori ligjin për rekrutim të ri si dhe njoftoi për forcim të industrisë ushtarake  dhe prodhimit të armëve. Së fundmi  është spekuluar se ai do ta shpallë vendin e tij në gjendje lufte, ku lideri rus deri më tani i është shmangur kësaj duke e quajtur pushtimin e Ukrainës si operacion ushtarakë specialë. Kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës Andriy Yusov thotë se Putini do të përdore strategjinë e shkatërrimit dhe të luftës deri në pikën e rraskapitjes. Ndërsa Ukraina do të përpiqet t'i japë fund luftës në vitin 2023 me një fitore heroike.

Bjellorusia së shpejti pjesë e luftës

Dyshohet se Bjellorusia së shpejti mund t'i bashkohet luftës ose  më saktë do të jetë Rusia ajo që do të përfshije dhe Bjellorusinë në këtë valle pasi nga 16 janari dhe deri me 1 shkurt do të zhvillohen manovra ushtarake të forcave ajrore të të dy vendeve, duke përfshirë patrullimin e përbashkët. Nga të dy vendet këto stërvitje ushtarake u prezantuan si mbrojtja e shtetit federal të Rusisë dhe Bjellorusisë. Rusia ka vendosur prej muajsh ushtarë të mobilizuar përgjatë kufirit ukrainas.  Rusia dërgoi në territorin Bjellorus sistemet raketore S-400 dhe Iskander, dhe bombarduesit rus tashmë janë kalibruar në Bjellorusi për të mbajtur armë bërthamore. 

Me pak fjalë, Bjellorusia është bërë tashmë një bazë ushtarake ruse dhe terren trajnimi për sulmet ndaj Ukrainës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat