Reshjet e dëborës në Britaninë e Madhe pritet të pasohen nga një ndërprerje masive e energjisë elektrike si dhe bllokim i rrugëve.
Meteorologët kanë paralajmëruar shoferët e automjeteve që mund të mbeten të bllokuar në makina ndërkohë që është bërë thirrje për anulim të fluturimeve dhe udhëtimeve me tren.
Një seri paralajmërimesh për motin e keq janë përhapur në shumë zona ndërkohë që Skocia pritet të goditet më shumë nga kjo situatë atmosferike.
Në Uells, Devon dhe Cornwall, West Midlands, Veri-Perëndim, Skocinë jugperëndimore dhe Irlandën e Veriut, janë dhënë paralajmërime për akull dhe borë deri në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës ndërkohë që pritet që rrugët dhe hekurudhat të bllokohen.