16 persona janë kanë vdekur, përfshirë Ministrin e Punëve të Brendshme të Ukrainës, pasi një helikopter u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në pjesën lindore të Kievit.
Siç raporton BBC, Denys Monastyrskiy, ministër i brendshëm ukrainas ka mbetur i vdekur.
Dy figura të tjera të larta nga ministria e brendshme mbetën të vdekur së bashku me Monastyrsky. Yevgeny Yenin ishte zëvendësministër i parë ndërsa Yuriy Lubkovich ishte sekretar i shtetit.
Në mesin e viktimave janë edhe dy fëmijë.
Në prag të zgjedhjeve presidenciale të Ukrainës 2019, Monastyrsky u prezantua si ekspert i ekipit të kandidatit presidencial Volodymyr Zelensky për reformën në zbatimin e ligjit.
Në parlament ai u bë kryetar i Komisionit parlamentar për Çështjet e Zbatimit të Ligjit.
Sipas një analize të Lëvizjes Civile “Chesno” ai ishte një nga deputetët që ka paraqitur më së shumti nisma legjislative.
Pasi më 12 korrik 2021 Ministri i Brendshëm Arsen Avakov kishte paraqitur dorëheqjen si Ministër i Brendshëm, Monastyrsky më 16 korrik 2021 u emërua Ministër i Punëve të Brendshme nga 271 deputetë.
