Vdekja e zyrtarëve të lartë të Ukrainës, ky ishte destinacioni i tyre

Evropë

Vdekja e zyrtarëve të lartë të Ukrainës, ky ishte destinacioni i tyre

Më: 18 janar 2023 Në ora: 14:50
Zyrtarët ukrainas që humbën jetën si pasojë e rrëzimit të avionit

Mësohet se zyrtarët ukrainas që humbën jetën si pasojë e rrëzimit të avionit ishin rrugës për në qytetin lindor të Kharkiv.

Shefi i policisë së Kharkiv, Volodymyr Tymoshko tha: Sot do t’i takoja dhe do t’u shtrëngoja duart… Nuk do të shihja vetëm udhëheqës, jo, miq që i respektoja dhe mezi prisja t’i shihja. Dje dhe sot fola me të gjithë ata që ishin në bord, pasi fola me ta u nisa për t’i takuar.

Të paktën 18 persona humbën jetën pasi helikopteri u rrëzua pranë një çerdhe në Brovary, në periferi të Kiev. Presidenti Volodymyr Zelensky e përshkroi si një “mëngjes të zi” për Ukrainën.

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal urdhëroi ngritjen e një komiteti të posaçëm për të hetuar shkakun e rrëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat