E akuzuar për korrupsion, Eva Kaili del nesër para trupës gjykuese

Evropë

E akuzuar për korrupsion, Eva Kaili del nesër para trupës gjykuese

Më: 18 janar 2023 Në ora: 23:34
Eva Kaili

Paraditen e së enjtes Eva Kaili do të dalë para këshillit paraprak i cili do të vendosë nëse do t’i vazhdohet paraburgimi me një muaj apo do të lirohet përkohësisht me kushte shtrënguese.

Ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian ndodhet prej më shumë se një muaji në burgjet belge, ndërsa pak javë më parë kishte kërkuar lirimin e përkohshëm nga burgu me byzylyk , por seanca ishte shtyrë.

Pas lajmit se Pantseri ka vendosur të bashkëpunojë me autoritetet dhe të flasë për gjithçka për të marrë një trajtim më të favorshëm, avokati i Eva Kailit, Michalis Dimitrakopoulos është pyetur nga Open nëse kjo ndryshon diçka përsa i përket linjës së saj të mbrojtjes.

“Edhe Eva Kaili nesër do të deklarohet e pafajshme dhe do të luftojë për të vërtetuar pafajësinë e saj”, theksoi avokati i Eva Kailit.

Kujtohet se Eva Kaili përballet me akuza të rënda, lidhur me korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat