Nëse gati dymbëdhjetë muaj lufte në Ukrainë na kanë mësuar se sa i zoti është Kremlini në shtypjen e qytetarëve, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për emrat e tëmëdhenjve të cilët formojnë dhe zinxhirin e besnikërisë së Putinit. Bëhet fjalë pikërisht për themeluesit e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe liderin famëkeq çeçen Ramzan Kadyrov. Siç duket këtyre u lejohet gjithçka, kritikat, talljet, sugjerimet, si dhe një autonomi që askush në Moskë nuk e gëzon.
Kadyrov pa frena
Muajt e fundit Kadyrov ka qenë protagonisti kryesor i njëqortimi në nivelet e larta ruse për rezultatin e pasuksesshëm të luftës ukrainase. Ai publikoi një video në Telegram prej 11 minutash ku shfaqej ai vetë duke qortuar dhe duke bërtitur:
“Nëse shumë shpejt nuk bëhen ndryshime rrënjësore në operacionet speciale ushtarake ruse atëherë unë do të detyrohem që të marrë pjesëpersonalisht në frontin e luftës”. Duke vënë gishtin mbi institucionet përkatëse zyrtare ruse ai u shpreh:
“Unë nuk jam një strateg si ata të Ministrisë së Mbrojtjes, por ështëmesë e qartë se janë bërë gabime dhe nga këto gabime duhen nxjerrë mësime dhe përfundime”.
Në lidhje me këtë deklaratë tëKadyrov nuk pati asnjë reagim nga Moska. Ky reagim i fuqishëm më fjalë kaq të mprehta u interpretua edhe si një inskenim nga Putini për të sjellë në linjë nivelet e larta të mbrojtjes pa pasur nevojë qëtë ekspozohej ai vetë. Një logjikë e paqartë kjo por që mund të mbarte kuptim në lojën e luftës. Në analizimin e lirisë së shprehjes pa kufij të Kadyrov, duhet të kujtojmë gjithashtu se ai është një njeri pa limite por është në të njëjtën kohë në listën e personave që paguhen nga Putin. Në Moskë, mendimi për një luftë tjetër çeçene bën tmerr dhe duke pasur parasysh shkallën në të cilën të gjitha strukturat e pushtetit çeçen janë kolonizuar nga bashkëpunëtorët e tij, daljet e tij në skenë do të destabilizonin të gjithë zonën, duke dobësuar Moskën. Kjo shpjegon sepse udhëheqësit çeçen edhe pse përbuzet nga shumë njerëz brenda elitës ruse, i lejohet gjithmonë gjithçka.
Prigozhin, nga hija në propagandë
Një tjetër protagonist është edhe Yevgeny Prigozhin, i cili javët e fundit i ka hedhur zjarrit benzinë në përplasjen mes mercenarëve të tij dhe ushtarëve rusë në radhë. Çdo pyetje duket se bëhet material për themeluesin e grupit Wagner për të hapur një polemikë me Kremlinin. Ne qendër të sulmimeve të tij është politika e Moskës ndaj neglizhencës për bllokimin e YouTube në Rusi. Kreu i Wagner fajësoi Kremlinin për mosveprimin:
"Ata që janë kundër mbylljes së YouTube janë, për mendimin tim, njerëz që janë tradhtarë të popullit dhe vendit të tyre, tradhtarë të brezave të mëparshëm dhe të ardhshëm të rusëve. Ata jetojnë jashtë vendit, bëjnëpushime jashtë vendit, rrisni fëmijë jashtë vendit, mbështesin Perëndimin në çdo mënyrë të mundshme dhe e ushqejnë atë”, ka deklaruar ai.
Më pas ai vazhdoi deklaratat e tij duke fajësuar Ministrinë e Mbrojtjes Ruse se ka vjedhur fitoret që grupi i tij Wagner i ka arritur. Lëvizjet e mbrojtjes ruse në ditët e fundit demonstrojnë "paprekshmërinë" e tij: Kremlini kishte mbledhur një fjalim lavdërimi për mercenarët e Wagnerit, aq sa e shtynte Dmitry Peskov të mohonte fërkimin midis mercenarëve dhe vullnetarëve të tjerë që mendohet që ishin shfaqur kohët e fundit.
Pse të paprekshëm?
Ndryshe nga Kadyrov, i cili ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, me mënyrat themelore që e dallojnë, Prigozhin kishte mbajtur prej kohësh një profil të fshehtë, madje duke mohuar për vite të tëra se ishte i lidhur me botën e mercenarëve rusë.
Ndërsa muajt e fundit, “kuzhinieri i Putin” ka ndryshuar tërësisht profilin e tij, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe duke bërë publike meritat e tij në betejë. E gjithë kjo ka nxitur konfrontim midis pushtetit dhe forcave Wagner. Për shumë analistë, kjo nxjerrje e kokës nga thesi do të tradhtonte ambiciet e tij politike për vitin 2024, pasi Putini i detyrohet shumë Wagner-it.
Jo vetëm për përdorimin e tij në teatro të ndryshëm, por sepse Wagner për gati dhjetë vjet është kthyer në një forcë të vërtetë konvencionale të Mbrojtjes Ruse për sa i përket numrit, pajisjeve, përkushtimit dhe rezultateve. Diçka që rekrutët e rinj janë dërguar dhe kanë mbetur tëbllokuar në Ukrainë nga katër anët nuk e kanë dhe vështirë se mund ta kenë.