Televizioni “Russia Today”, i mbështetur nga qeveria ruse ka njoftuar se do të ndërpresë transmetimin në Francë, pas vendimit të qeverisë franceze për t’i ngrirë llogaritë bankare.
“Pas pesë vitesh përpjekjesh të pandërprera, autoritetet në pushtet e kanë arritur qëllimin e tyre: mbylljen e RT France”, njoftoi në Tëitter drejtorja e RT France, Xenia Fedorova.
Në mars të vitit të kaluar RT France dhe Sputnik, televizione të kontrolluara nga Kremlini u ndaluan të transmetojnë në shtetet europiane, menjëherë pas pushtimit të Ukrainës. Por RT France vijoi të transmetojë në vendet frankofone të Afrikës përmes selisë së saj në Paris.
Por Rusia u zotua se do të kundërpërgjigjet.
“Bllokimi i llogarisë së RT France do të çojë në masa hakmarrëse kundër mediave franceze në Rusi. Ato do të jenë shumë të dukshme, nëse autoritetet franceze nuk ndalojnë së frikësuari gazetarët rusë”, tha ministria e Jashtme ruse për agjencinë ruse të lajmeve Tass.