Gjendet makina e bosit mafioz, lexonte biografinë e Hitlerit dhe Putinit - çfarë kishte në plan të bënte?

Evropë

Gjendet makina e bosit mafioz, lexonte biografinë e Hitlerit dhe Putinit - çfarë kishte në plan të bënte?

Më: 22 janar 2023 Në ora: 12:51
Makina e Matteo Messina Denaro

Vazhdojnë hetimet në rrjetin e mbështetësve të bosit Matteo Messina Denaro, i arrestuar të hënën në klinikën Maddalena në Palermo ku kishte shkuar për t’i nënshtruar kimioterapisë.

Makina e bosit mafioz u gjet në Campobello di Mazara, një qytet ku bosi i mafias kaloi të paktën vitin e fundit në arrati.

Alfa Romeo, Giulieta e zezë ndodhej në një garazh të djalit të Giovanni Luppino, fermerit me histori të pastër që shoqëroi kumbarin e Castelvetrano në shtëpinë e të moshuarve dhe u arrestua bashkë me të.

Ai u tha hetuesve se deri në ditën e operacionit nuk e dinte se kush ishte “pasagjeri” i tij, të cilin e kishte parë vetëm një herë para disa muajsh.

“Më prezantuan si Françesko dhe mbrëmjen e së dielës më kërkoi ta shoqëroja duke më thënë se duhej t’i nënshtrohej trajtimit për kancer”, është mbrojtur ai.

Brenda makinës nuk u gjet asnjë dokument apo material përkatës, as një GPS nuk ishte prezent për rindërtimin e lëvizjeve të bosit të mafias. Sipas hetuesve, megjithatë, makina është blerë nga vetë bosi i mafias Messina Denaro, në janar të vitit 2022, kishte shkuar në një koncesionar në Palermo, të këmbente një Fiat 500 ku dhe pagoi 10 mijë euro cash. Si kontrata e blerjes, ashtu edhe shkëmbimi i janë bërë një gruaje me aftësi të kufizuara 87-vjeçare, nënë e Andrea Bonafede, topograf i Campobello, i cili duket se i kishte huazuar identitetin e saj bosit të mafies, të paktën që nga viti 2020, data e operacionit të parë në të cilin Messina Denaro u drejtua në spitalin Campobello di Mazara.

Edhe celularët e sekuestruar janë duke u ekzaminuar nga hetuesit, dy nga Messina Denaro dhe dy nga Luppino. Një nga celularët e bosit mafioz, i regjistruar në emër të Bonafedes, është “ndjekur” nga hetuesit mëngjesin e operacionit. Në bibliotekën e strehës së bosit të mafias, përveç librave të historisë dhe filozofisë, u gjetën edhe dy biografi: njëra e Vladimir Putinit, tjetra e Hitlerit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat