Tërmet me magnitudë 5.9 ballë në Greqi

Evropë

Tërmet me magnitudë 5.9 ballë në Greqi

Më: 25 janar 2023 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Greqia është tronditur nga një tërmet me magnitudë 5.9 ballë.

EMSC thotë se tërmeti ndodhi 78 kilometra nga ishulli i Rodosit. Ata shtojnë se nuk ka rrezik për cunami.

Instituti me bazë në Athinë njoftoi se një tërmet me magnitudë 5.9 goditi zonën në lindje të ishullit grek të Rodosit.

Tërmeti ka ndodhur në orën 14:37 me orën lokale. Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale dhe viktima.

“Isha ulur në kopsht dhe ndjeva një dridhje dhe dëgjova/ndjeva një gjëmim të thellë. Ndjeva si një lëvizje rrethore, por e vështirë për të thënë me siguri. Zgjati ndoshta 7-8 sekonda me një lëkundje më të vogël menjëherë pas. Dridhja më e fortë që kam ndjerë në 9 vjet jetoj këtu”, shkroi një përdorues në faqen e EMSC.

Ndryshe, shteti grek edhe ditë më parë është goditur nga disa tërmete, por me magnituda të vogla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat