Hetimet nxjerrin truket që përdori Matteo Messina Denaro për t’iu fshehur autoriteteve

Evropë

Hetimet nxjerrin truket që përdori Matteo Messina Denaro për t’iu fshehur autoriteteve

Më: 29 janar 2023 Në ora: 08:33
Matteo Messina Denaro

Policia italiane ka publikuar detaje të reja për “bosin e bosëve” Matteo Messina Denaro, i cili i shpëtoi arrestimit për më shumë se tre dekada. Mediat shkruajnë se gjatë kontrolleve të ushtruar në strehën e Bosit të Cosa Nostras në Campobello di Mazara, në Trapani, policia ka gjetur 5 karta identiteti të rreme.

Sipas të dhënave, kartat ishin me foton e Denaros me të dhënat e sakta të 5 qytetarëve të cilët jetojnë në Itali. Personat në fjalë dyshohet se i kanë shitur të dhënat e identitetit të tyre Matteo Messina Denaros gjatë 15 viteve të fundit.

Kjo do të thotë se është vetëm topografi Andrea Bonafede ai i cili lejoi Messina Denaron të bënte një jetë pothuajse normale, duke përdorur identitetin dhe kartat e tij bankare. Pas zbulimit të banesës së parë hetuesit gjetën edhe “Bunkerin” e Denaros, i cili ndodhet në një banesë rreth 300 metra larg të parës.

Çelësat e makinës, që mbante në çantë Messina Denaro në momentin e arrestimit i çuan hetuesit në vendndodhje e parë. Gjatë kontrollit në vendet sekrete u gjetën parfume luksoze, mobilje të shtrenjta dhe veshje të stilistëve të famshëm, telefona celularë dhe pilula Viagra. Në “bunkerin” e tij janë gjetur edhe syze ikonike, të cilat Matteo Messina Denaro, i cilësuar si bosi i bosëve  i mbante kur ishte i ri.

Arrestimi i tij mbushi faqet e para të mediave jo vetëm në Itali, por në gjithë botën për shkak të aktivitetit famëkeq të Cosa Nostras.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat