"Rusia dëshiron që konflikti në Ukrainë të përfundojë, por do t’i përgjigjet Perëndimit për armët që ka dërguar në Kiev."
Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov të enjten.
Sipas Sergei Lavrov-it, forcat e Moskës nuk do të rrinë duarkryq përpara dërgimit të armëve të rënda nga Perëndimi “me synimin për t’i çuar sa më larg kufijve forcat ukrainase.”
Sipas tij Lavrov-it, ky reagim i Moskës do të krijonte një zonë të sigurt amortizuese. Në një intervistë për televizionin shtetëror, kryediplomati rus u shpreh se të gjithë do të donin që lufta në Ukrainë të përfundonte, por “ndihma që Perëndimi po i jep Kievit po luan një rol të rëndësishëm në mënyrën sesi Rusia po i qaset situatës.”