Policia sllovene ka njoftuar sot për një aksident të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur pak minuta pas orës 5 të mëngjesit të së premtes.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit në një autostradë në afërsi të Mariborit në Slloveni.
Siç raportojnë mediat sllovene, në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja – jo sllovene – ndërsa deri më tani bëhet e ditur se në aksident kanë humbur jetën të paktën tre persona.
Policia sllovene ka njoftuar aksidenti ka ndodhur pak minuta pas orës 05:00, përcjell 24ur.com. Deri më tani bëhet e ditur se të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndërsa të disa të tjerë janë lënduar.
Hetimet vijojnë ende dhe po hetohen shkaqet e aksidentit.