Franca më e vendosur se kurrë, i jep lajmin e mirë Ukrainës

Evropë

Franca më e vendosur se kurrë, i jep lajmin e mirë Ukrainës

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 11:00
Sébastien Lecornou

Ministri francez i Mbrojtjes, Sébastien Lecornou, foli për shtypin francez, duke sqaruar nevojën për ndihmën e vazhdueshme dhe efektive ushtarake në Ukrainë.

“Ukraina ka nevojë për mbështetje ushtarake efektive, të besueshme dhe të përhershme, e cila është konsistente si në aspektin e trajnimit ashtu edhe në atë logjistik”, tha ndër të tjera ministri francez i mbrojtjes në një intervistë për gazetën Le Figaro.

“Në dhjetor folëm vetëm për mbrojtjen tokë-ajër, në janar po flasim vetëm për tanke, në shkurt kam ndjesinë se do të flasim vetëm për avionët luftarakë”, tha ministri francez.

Nga ana e tij, ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, duke folur për stacionin BFM-TV, tha se “Rusia është duke u përgatitur shumë seriozisht për një sulm dhe duke mobilizuar 500,000 burra”, duke shtuar se mund të sulmojë më 24 shkurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat