Një 31-vjeçar është arrestuar në Greqi, pas skemës “ideale” për të vjedhur brenda spitaleve të Athinës.
Mediat greke bëjnë me dije se policia ka zbardhur të paktën 10 raste kur i riu është futur në disa spitale publike, dhe duke shfrytëzuar fluksin e qytetarëve, është futur në zyrat e mjekëve dhe ka vjedhur para dhe karta banke.
Më pas ai ka ka ndalur mjetin e tij në disa pika karburanti duke u furnizuar e duke paguar pikërisht me kartat e vjedhura.
Nga hetimet paraprake të deritanishme janë zbardhur 10 raste vjedhjesh nga spitalet, mes të cilëve 2 vjedhje të sendeve personale nga dhomat e pacientëve.