Turqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, teksa juglindja e vendit po përballet me pasojat e rënda të tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Përveç përmasave tragjike për numrin e viktimave dhe dëmeve, kjo ngjarje ka marrë vëmendje të veçantë edhe për shkak të disa aktiviteteve të çuditshme që e paraprinë.
Në rrjet kanë nisur aludimet se dy ngjarje të ndodhura para tërmetit kanë qenë një paralajmërim.
Turkey's Bursa region witnessed an incredible cloud formation… pic.twitter.com/wOWnRTETHp
— Tansu YEĞEN (@TansuYegen) January 20, 2023
Së pari bëhet fjalë për një re me formë të çuditshme të shfaqur më 20 janar, në qiellin e Bursës. Reja me formë rrethore u shfaq në lindjen e diellit dhe kishte një vrimë të madhe në mes, me një formë të veçantë që disa e krahasonin me një lente kamerash dhe të tjerët me një UFO.
Nga ana tjetër, pak para tërmetit, është vënë re një aktivitet shumë i dyshimtë i shpendëve në zonën e epiqendrës së tërmetit. Sipas videove që qarkullojë në rrjet, shihet një tufë e madhe korbash, të cilët fluturojnë në trajektore të çrregullt në qiell, e po ashtu qëndrojnë të gjithë së bashku në disa pemë në qytet.
🚨In Turkey, strange behavior was observed in birds just before the earthquake.👀#Turkey #TurkeyEarthquake #Turkish pic.twitter.com/yPnQRaSCRq
— OsintTV📺 (@OsintTV) February 6, 2023