Studiuesi Frank Hoogerbeets, personi i cili arriti të parashikonte me një saktësi të frikshme tërmetin që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, ka bërë një tjetër parashikim.
Ai shkruan përmes një postimi në Twitter, se duke u bazuar te gjeometria hënore një tjetër tërmet i fuqishëm pritet të bjerë rreth datës 8 shkurt.
Studiuesi nuk jep vendodhjen e tërmetit dhe njofton se do të publikojë një video sqaruese në vijim.

“Gjeometria hënore mund të shkaktojë një aktivitet të fortë sizmik në ditët në vijim, veçanërisht rreth datës 8 shkurt, me shumë gjasa në intervalin M6. Ekziston një mundësi e vogël për një ngjarje sizmike më të madhe. Pasgoditjet do të vazhdojnë në Turqinë Qendrore dhe mund të arrijnë më lart M 5 deri në 6”, shkruan Ai në Twitter.
Kujtojmë se përmes një postimi në Twitter, të 5-ditëve më parë, studiuesi parashikosi se një goditje e fortë sizmike me magnitudë 7.5 ballë mund të ndodhtë në Turqi midis datave 4-6 shkurt.