Nuk do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi, dhe krejt çfarë po ndodhë është teatër politik, vlerëson profesori universitar dhe juristi serb Bojan Pajiq. Sipas tij, pa pëlqimin e ShBA’së dhe BE’së, as që bëhet fjalë për zgjedhje të reja në Serbi.
Krejt kjo në dritën e një shpërfaqje të përçarjes publike mes partisë së Aleksandar Vuçiq dhe partisë së Ivica Daçiq, për çka u përfolur se mund të shkohet në zgjedhje të reja dhe për mundësinë e prishjes së koalicionit qeverisës.
“Dje pamë presidentin serb në një mënyrë krejtësisht jo të duhur, dhe kjo është pasqyrim i panikut të tij për shkak të rënies në sondazhe, dhe ka rënie për shkak të këmbënguljes së një marrëveshje me Kosovën, do të thotë për shkak të planit franko-gjerman”, thotë profesori universitar, siç e citoi Nova.
Pajiç thotë se në sondazhe ka rënie të SNS-së së Vuçiqit në favor të së djathtës, dhe për më tepër në favor të SPS-së së Daçiqit. Ai shton se Daçiq me “disa fjali më pak të ashpra ndaj Rusisë regjistroi 11.5 përqind të votave, që s’e priste askush”.