Vuçiq thotë se seanca për Kosovën i ka dëmtuar raportet mes tij dhe Daçiqit

Evropë

Vuçiq thotë se seanca për Kosovën i ka dëmtuar raportet mes tij dhe Daçiqit

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 08:53
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ka bërë shumë përpjekje në përgatitjen e seancës së Kuvendit për Kosovën.

“Unë mendoj se njerëzit mund të shohin dhe kuptojnë se sa e vështirë është pozita jonë, dhe tani veçanërisht për shkak të luftës në Ukrainë, dhe disa u përpoqën të bënin akuza dhe të shkaktonin incidente”, tha ai në Tv Pink.

“Ne nuk kemi qenë të bashkuar në parlament për Kosovën, nuk bëhet fjalë për dallime politike, por se kanë për qëllim vetëm rrëzimin e SNS-së dhe mua si president, në parlament 190 herë është përmendur negativisht marrëveshja e Brukselit, dhe unë kam qenë fajtori, por asnjëherë nuk është përmendur se kush e ka nënshkruar marrëveshjen e Brukselit”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka thënë sonte se marrëdhëniet mes Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) janë dëmtuar ndjeshëm, por se nuk mendon se në këtë moment zgjedhjet janë zgjidhje e mirë për Serbinë. Ai tha se ka folur me kryetarin e SPS-it, Ivica Daçiq dhe se do ta takojë nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat